RTSH 24 Live

Botë

“Princi i Vogël”, dorëshkrimi origjinal me korrigjimet e autorit pritet të dalë së shpejti në ankand

3 orë para

 “Princi i Vogël”, dorëshkrimi origjinal me korrigjimet e autorit pritet të dalë së shpejti në ankand

Dorëshkrimi origjinal i romanit klasik për fëmijë “Princi i Vogël” i autorit francez Antoine de Saint-Exupery, ku përfshihen edhe korrigjimet me shkrim dore të shkrimtarit pritet të dalë së shpejti në ankand në panairin e artit të Abu Dabit i cili hapet në datën 20 nëntor.

Dorëshkrimi që shoqërohet me pasaportën e autorit, lëshuar nga ministria franceze e kulturës,  pritet të kapë një vlerë prej të paktën 1.25 milionë dollarë. Dorëshkrimi ishte blerë në fillim të këtij viti për një shumë që nuk dihet nga libraria britanike e librave të rrallë Peter Harrington. 

Dorëshkrimi përmban edhe një numër vizatimesh të realizuara nga vetë Saint-Exupery si dhe fraza e tij e famshme Njeriu sheh siç duhet vetëm me zemër. Çka është thelbësore është e padukshme për sytë. "Princi i vogël”, romani i autorit francez Antonie Saint-Exupery, mbetet një nga librat më të shitur në botë, duke lënë pas edhe Harry Potter.

Gazetare: E. Pepa

/RTSH/