RTSH 24 Live

Botë

Blinken në Katar për shtytjen e ndërmjetësimit në Gaza

4 orë para

Blinken në Katar për shtytjen e ndërmjetësimit në Gaza

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbërritur sot në Doha për bisedime rreth luftës në Gaza.

Diplomati po takohet me emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al Thani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka marr njw tur takimesh për bisedime me ndërmjetësuesin kryesor për luftën në Gaza, teksa ai kërkon një armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit nga Izraeli.

Pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Jerusalem, Blinken fluturoi për në Arabinë Saudite dhe më pas në Katar.

Blinken po kryen udhëtimin e tij të 11-të në rajon që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023, pas zhgënjimit të përsëritur teksa kërkon t'i japë fund fushatës hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës.

Por disa ditë përpara zgjedhjeve në SHBA, presidenti Joe Biden ka gjetur një shpresë të re pasi Izraeli vrau liderin e Hamasit, Yahya Sinwar, në Gaza.

Zyrtarët amerikanë e kishin përshkruar Sinwar-in si ‘pengues’ në negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për një armëpushim që do të kërkonte gjithashtu lirimin e pengjeve nga Gaza.

Blinken tha se ai foli me liderët izraelitë "për rëndësinë e përcaktimit nëse Hamasi është i përgatitur të angazhohet për të ecur përpara, dhe egjiptianët, katarianët po bëjnë pikërisht këtë".

"Por unë besoj se me largimin e Sinwar, sepse ai ishte pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes së pengjeve, ekziston një mundësi reale për t'i sjellë ata në shtëpi dhe për të përmbushur objektivin," u tha Blinken gazetarëve të mërkurën teksa largohej nga Izraeli.

/rtsh.al/