RTSH 24 Live

Botë

Ndryshimet klimatike- Belgjika ndërton diga e duna arificiale për t’u përballur me motin ekstrem

3 orë para

Ndryshimet klimatike- Belgjika ndërton diga e duna arificiale për t’u përballur me motin ekstrem

Për të përballuar sfidat e ardhshme të ndryshimeve klimatike, rritjen e nivelit të detit dhe stuhitë e forta, një digë dhe një dunë artificiale janë ndërtuar mes qyteteve bregdetare Ostend dhe Middelkerke në Belgjikë.

Këto struktura inovative do të jenë nën vëzhgim të shkencor për disa vite, me qëllimin që të testohen për të përballuar kushtet ekstreme të motit. Diga është ndërtuar në mes të plazhit për të testuar aftësinë e saj për t'i bërë ballë stuhive dhe forcës së valëve. Kjo digë "testuese" do të përballet me rreth dyzet stuhi për një periudhë 6-vjeçare.

Ajo do të jetë një mundësi për studiuesit që të arrijnë të analizojnë mënyra të reja për të përballuar efektet e ndryshimeve klimatike. Bashkë me stuhitë vjen edhe rritja e nivelit të detit. Për t'u përballur me këtë, digat nuk do të jenë e vetmja masë, ndaj është ndërtuar një dunë artificiale me rërë dhe bimësi, mbi një kilometër e gjatë, e cila në dy vite nga grumbullimi i rërës  ka arritur një lartësi prej dy metrash. Këto masa të reja mbrojtëse pritet të transformojnë dukshëm konfigurimin e vijës bregdetare belge gjatë dekadave të ardhshme.

/RTSH/