RTSH 24 Live

Ekonomi

Porti i Durrësit, rritje e mallrave të transportuar me konteinerë

28/06/2024

 Porti i Durrësit, rritje e mallrave të transportuar me konteinerë

Në Portin e Durrësit po përpunohen 7 anije tregtare me mallra të ndryshme si konteinerë, çimento dhe melaminë.

Sipas Autoritetit Portual Durrës 713 njësi konteinerike janë duke u shkarkuar në molin nr.6, duke dëshmuar rritje progresive të mallrave të transportuar me konteinerë.

“Nga viti 2019 volumet e mallrave të transportuar me konteinerë janë rritur me 26.3% , rritje që vijon edhe gjatë gjysmës së parë të 2024”, theksoi APD.

Referuar të dhënave zyrtare, vëllimet tregtare në rrugë detare në Komplesin Portual Durrës-Porto Romano gjatë tremujorit 2024, janë rritur me 3% dhe 4% në të dyja portet, përkatësisht në Portin aktual në Durrës janë përpunuar 814,377 tonë mallra dhe në atë të Porto Romanos 791,932 tonë.

/ rtsh.al /