RTSH 24 Live

Politikë

“PD po përgatitet për zgjedhjet"/ Shehu: Nuk mund të imagjinohet dikush tjetër, Berisha kandidat për kryeministër

05/09/2024

“PD po përgatitet për zgjedhjet"/ Shehu: Nuk mund të imagjinohet dikush tjetër, Berisha kandidat për kryeministër

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka analizuar situatën brenda kampit opozitar si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Deputeti është ndalur gjatë në fjalën e kryetarit të PD-së, z. Berisha që sipas tij ishte një fjalim realiste duke analizuar situatën, vështirësitë, problemet por dhe duke ekspozuar risqet e mëdha që po drejtohet nga ky regjim.

Ishte një fjalë me qëllime programore, me detyra konkrete për PD-në duke e dhënë theksin tek revolta e gjerë për të shkuar në zgjedhje jo thjesht me një qeveri teknike, por me një regjim që nuk do jetë në gjendje të deformoj votën e shqiptarëve”.

 Deputeti Shehu tha se Berisha është kandidati i PD-së për kryeministër në rast fitore.

Berisha është kryetari i PD-së që ka marr votat në mënyrë plebishitare  votat e demokratëve dhe si numri një i partisë, është ai që drejton PD-në në fushatë dhe si i tillë është i vetmi kandidat për kryeministër dhe në rast fitore është kryeministër i Shqipërisë.  Nuk ka kandidaturë tjetër dhe nuk mund të imagjinohet”.

I pyetur a do të ketë ndikim edhe statusi  Non gratës për Sali Berishës  për fushatën e opozitës,  Shehu u shpreh se nuk ka një person tjetër me ndikimin dhe fuqinë që ka ai në PD.

Berisha shtoi deputeti, është ai që i besojnë demokratët dhe janë demokratët që zgjedhin kryetarin e tyre.

Duke u ndalur më konkretisht në qarkun e Gjirokastrës si përfaqësues i PD-së që do të drejtojë fushatën , Shehu tha se do të kem mundësi të punojë me banorët e shkëlqyer , me simpatizantët

Unë mendoj se qarku i Gjirokastrës do i përgjigjet situatës sepse po e ndjen në palcë  diskriminimin , shpopullimin dhe varfërinë”.

Një tjetër çështje që u prek nga deputeti Shehu ishin procesin e primareve që do të përzgjedh kandidatët për deputet në PD.

Primaret janë një nga parimet e PD-së, ku janë aplikuar dhe më parë. Ne jemi përball një regjimi që ka dëmtuar thellë demokracinë dhe votën.  Regjimi duhet goditur dhe të jetë i paaftë që të deformoj votën. Regjimi e ble, e kërcënon, e vjedh votën.  Ndaj  roli i PD-së është thelbësor për të krijuar një mundësi, një lëvizje popullore e cila të bëjë të mundur kundërvënie ndaj regjimit, kalimi në një qeveri teknike dhe të krijohet tereni për votë të ndershme".    

 

/rtsh.al/