Sot Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ditën e paraqitjes para hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, masë sigurie e caktuar nga Gjykata pas asaj të arrestit në shtëpi.
Si në rastet e tjera, kryedemokrati ka ftuar mbështetësit dhe pas firmosjes në zyrat e SPAK do të mbajë edhe një fjalim publik. Berisha është marrë i pandehur për aferën Partizani dhe dosja ndodhet në fazën e gjykimit paraprak. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 6 mars ku dhe pritet vendimi i gjyqtares Flojera Davidhi nëse do ta kalojë ose jo këtë dosje për gjykim.
Berisha akuzohet për korrupsion me dyshimet se përdori pozicioni si kryeministër për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në marrjen e një prone në kryeqytet, për të cilën Malltezi pretendon se është e trashëguar nga familjarët. Për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi.
/RTSH/