RTSH 24 Live

Euro 2024

Papa Françesku bën shqiponjën, kryeministri Rama publikon foton

24/06/2024

 Papa Françesku bën shqiponjën, kryeministri Rama publikon foton

Pak minuta para nisjes së sfidës, kryeministri Edi Rama publikoi të hënën një foto të Papa Françeskut, i cili shihet se bën shqiponjën, simbolin shqiptar me duar, shenjë kjo mbështetje dhe kurajoje për skuadrën kuqezi. Kjo është sfida e tretë dhe e fundit e grupit B, në kuadër të finaleve të Kampionatit Europian 2024 për kombëtaren shqiptare.

 Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Dyseldorf Arena” sfidën vendimtare ndaj Spanjës, që do të vendosë për fatin e kuqezinjve në këtë rrugëtim në finalet e Kampionatit Europian 2024 që po mbahen në Gjermani.

/rtsh.al/