RTSH 24 Live

Film

''Open Cinema'', kinemaja shëtitëse nis nga Saranda me filmin ''Çkrepja'' të Herion Mustafarajt

14/06/2023

''Open Cinema'', kinemaja shëtitëse nis nga Saranda me filmin ''Çkrepja'' të Herion Mustafarajt

Në mungesë të kinemave të përhershme, ka nisur edicioni i shtatë i Open Cinema, kinemaja e hapur, ose ndryshe kinemaja shëtitëse nëpër Shqipëri, që nis nga Saranda e do të qëndrojë në këtë qytet në mbrëmje në datat 13, 14,15 qershor.

Me financim të  Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe mbështetjen e Ministrisë Kulturës, Bashkisë Sarandë, Production Cinemania në bashkëpunim dhe me  Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, në prezantimin e Silvana Braçesh, qytetarët e Sarandës kanë mundësi të shohin për tri ditë, në qiell të hapur, në shëtitoren kryesore, buzë detit, filmat e fundit të kinemasë Shqiptare por edhe filma të huaj, emra të njohur të skenës dhe ekranit, si edhe këngëtarë, muzikantë të mirënjohur, që do të këndojnë para ekranit të madh të kinemasë, siç ishte mbrëmë kantautori, Ardian Trebicka.

Përveç pamjeve të rralla arkivore se si ka qenë Saranda dikur filmi përurues i Open Cinema ka qenë filmi shqiptar,  "Çkrepja" me regji të Herion Mustafaraj me aktgorë Lulzim Zeqja, Bujar Asqeriu, Ermira Hysaj, Nadia Mance.

Sot në mbrëmje kanë mundësi të ndjekin filmin, “Portreti i pambaruar i Carla Bellinit” të regjisorit Namik Ajazi e në ditë në vijim filma të shkurtër nga regjisorët e rinj.

Open Cinema do të vijojë turin e saj përgjatë gjithë verës në Himarë, Patos, Gjirokastër, Berat, Kuçovë, Kamzë etj.   

Gazetare Magdalena Alla

/rtsh.al/