Itsik Moshe, një izraelit i vendosur për kauzën e vendit të tij, që edhe pse iu ka shpëtuar disa atentateve terroriste ndaj tij, në një intervistë për RTSH gjatë qëndrimit të tij në Tiranë për “Ditën e Kujtesës”, u shpreh i lumtur që mbërriti në një vend si Shqipëria e cila për të, sjell një koncept të ri për të ndërtuar një urë të re mes Izraelit dhe Shqipërisë.
“Jam shumë i lumtur që mbërrita në një vend mik si Shqipëria të sjell një koncept të ri për të ndërtuar një urë të re mes Izraelit dhe Shqipërisë. Ne po punojmë në disa vende dhe kemi mbështetur ngritjen e Shtëpisë Izraelite në Shqipëri nga një grup serioz nga Shqipëria. Objektivi i parë ishte avokatia izraelite (HASBARA) në mënyrë që shqiptarët të dinë më shumë për Izraelin e vërtetë me qëllim të marrëdhënieve më efektive dhe të drejtpërdrejta ndërmjet vendeve. Dhe nga përvoja jonë, duam t'i tregojmë brezit të ri rëndësinë e atdheut. Besoj se nga tani e tutje do të ketë një linjë të re shtesë komunikimi mes Izraelit dhe Shqipërisë".
Mendoni se nuk është bërë mjaftueshëm për njohjen mes njëri-tjetrit?
Unë punoj prej 33 vitesh në vende të ndryshme, kam qenë përfaqësuesi i parë i Izraelit në vendet post-sovjetike. Çështjet kryesore të marrëdhënieve janë se nuk dihet mjaftueshëm për palën tjetër. Izraeli duhet të dijë më shumë për shqiptarët, dhe shqiptarët duhet të dinë më shumë për Izraelin, edhe nëse organizojmë edhe më shumë raporte televizive. Në Izraelin e vërtetë, brezat e rinj do të dinë më shumë se si të forcojnë marrëdhëniet.
Po ku mund të bashkëpunohet më shumë në të ardhmen mes dy vendeve?
Në përgjithësi startup-et, teknologjia e lartë, bujqësia, Izraeli është shumë i interesuar për bashkëpunim dhe gjëja më e rëndësishme për brezin e ri në Shqipëri është të mësojnë për sipërmarrjen izraelite, e cila është shumë e zhvilluar në Izrael. Ne duhet të jemi bashkë dhe të planifikojmë planet reale të së ardhmes dhe Shtëpia Izraelite do të ndihmojë për këtë.
Pavarësisht se i kërcënuar disa herë nga Irani edhe me humbjen e jetës. Ai vazhdon të veprojë kudo si më parë edhe më buzëqeshj.
Nëse ti bëson në veprimtarinë tënde, te ajo cfarë bën, nuk ke frikë. Ne erdhëm në Shqipëri dhe ky është një mesazh për terroristët. Ne nuk kemi frikë. Ne vijojmë të punojmë. Nëse besoni, ju nuk keni frikë.
Çfarë mendon Itsik Moshe për rolin që po luan Shqipëria ndaj regjimit të Iranit?
Është një çështje politike që nuk dua të hyj në detaje, por është e qartë se bota është e ndarë në dy pjesë: njëra pjesë që mbështet terrorizmin dhe pala tjetër që dëshiron paqen, lirinë dhe suksesin dhe jam i lumtur që Shqiptarët si në të kaluarën ashtu edhe tani kanë zgjedhur të jenë pjesë e botës së lirë.
/rtsh/