RTSH 24 Live

Sociale

"Një kafe me RTSH" ndalet në Këlcyrë, kërkohen tema sociale, bujqësia dhe turizmi

11/08/2024

"Një kafe me RTSH" ndalet në Këlcyrë, kërkohen tema sociale, bujqësia dhe turizmi

"Një kafe me RTSH" u ndal në Këlcyrë, për t'u takuar dhe për të biseduar rreth preferencave të banorëve për programacionin e RTSH-së.

Të intervistuarit rezultuan ndjekës besnikë dhe të hershëm të Radiotelevizionit Shqiptar.

"Ka kanale dhe programe që i takojnë kohës, mbarëshqiptar," tha një banor.

Banorët kërkuan një promovim më të mirë të qytetit të tyre në ekranin e televizionit publik, si dhe më shumë emisione me tematika ekonomike dhe sociale.

"Duhet të ketë më shumë për hallet e popullit, çmimet, largimet.

Sugjeroj të ndjekim programet ekonomike dhe shoqërore.

Ne si qytet i vogël, por i bukur, kemi nevojë për promovim. Jemi të fokusuar te pjesa e turizmit dhe ju si kanal publik mund të na promovoni," u shprehën disa banorë.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/