RTSH 24 Live

Televizion

“Miss Shqipëria” drejt fazës finale

07/07/2023

“Miss Shqipëria” drejt fazës finale

Spektakli jubilar i 25 vjetorit të “Miss Shqipëria” tashmë ka mbërritur në fazën finale. 

Një ditë para kurorëzimit të më të bukurës shqiptare, ethet e garës tashmë janë shtuar tek 25 vajzat pjesëmarrëse në edicionin e këtij viti. 

Në sheshin “Italia” në kryeqytet, aty ku do të mbahet edhe ky event i madh i bukurisë, vijojnë provat intensive deri në orët e vona të natës, për të sjellë një spektakël magjik, si nga ana koreografike, po ashtu edhe nga ana muzikore, ku nuk do të jenë të pranishëm disa nga këngëtarët më në hapsirën shqiptare.

Skena e cila është drejt përfundimit, i është besuar skenografes Iliriana Bozo.

Pas turit që bënë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, nëpër vendet ku “Miss Shqipëria”është mbajtur  ndër vite, vizitat e fundit të vajzave ishin në Kalanë e Toptanasve dhe në kalanë e Petrelës. 

Të shtunën në mbrëmje, eventi më i madh i bukurisë shqiptare do të jetë në një trasmetim të drejtpërdrejtë prej 3 orësh ekskluzivisht në RTSH 1 HD, duke nisur nga ora 20:35.

Gazetare Ornela Ceka

/ rtsh /