Ish kinemaja e qytetit të Memaliaj një godinë e degraduar për shkak të mosinvestimeve për dekada , tashmë po I nënshtrohet rikonstruksionit total .Një investim I qeverisë shqiptare në kuadër të rijetëzimit të objekteve kulturore në qarkun e Gjirokastrës me një vlerë prej 13 milion lekësh të reja zynon kthimin e një qëndre multifunksionale për komunitetin.
“Është një projekt që e kemi kërkuar që prej marrjes së drejtimit të bashkisë , pas rehabilitimit të sheshit ne qytetin e Memaliaj , godina është totalisht e amortizuar dhe projekti synon rijetëzimin dhe kthimin në një qëndër multifunksionale duke përfshirë të githa grupmoshat e komunitetit. Edhe ndërtimi I kinemasë është pjesë e projektit , ndërsa në katin e parë sipas projektit do të jetë në shërbim të moshës së tretë. Ndërtimi I një qëndre ditore dhe aplikimi I shërbimit të një vafti ushqimor do të jenë të aktivizuara në këtë qëndër. Nga ana tjetër pjesë e projektit janë sallat e internetit, klasat bashkëkohore sportive për të rinjtë etj. Si një godinë e tillë , nuk mund të mos përfshinim elementin kryesor të ndërtimit të një biblioteke.Kjo e fundit nuk ka ekzistuar që prej ndryshimit të sistemeve dhe ishte mjaft e nevojshme për qytetin, “ – shprehet Gjolek Guci kryetar I bashkisë Memaliaj.
Investimi I ndërtimit të ishkinemasë vjen në projektet zinxhir për godinat kulturore të qarkut të Gjirokastrës , ku vijojnë paralelisht ndërtimi I kinoteatrit të Gjirokastrës, kinemasë së Përmetit etj. Afati i punimeve për këtë objekt është në muajin prill të vitit 2021.