RTSH 24 Live

Sociale

Ujëvara e Shën Kollit, një ndër atraksionet turistike që tërheq qindra vizitorë

6 orë para

Ujëvara e Shën Kollit, një ndër atraksionet turistike që tërheq qindra vizitorë

Ujëvara e Shën Kollit në zonën e Këlcyrës është një ndër destinacionet me të pëlqyera përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa. 

Një prej operatorëve turistik të zonës së Këlcyrës, Alfred Mashani tregon se përveç destinacioneve tokësore vitet e fundit vendasit dhe të huajt duan të njihen me vende të paeksploruara më parë.

“Fillimisht shkojmë tek ujëvara e Shën Kollit për një ndalesë, ku dhe e shijojmë. Gjatë vitit e kam përshkuar rreth 200 herë lumin Vjosa”, shprehet Mashani.

Zhvillimi i sporteve të ndryshme ujore si rafting , kajaking, canoing po ndikon jo vetëm në zhvillimin e turizmit por edhe në zbulimin e destinacioneve të reja turistike.

Gazetare: L. Koçiu 

/rtsh.al/