Korça është një qytet me traditë të hershme në muzikë, një qytet ku kanë lindur serenatat e para. Një prej muzikantëve i cili rrjedh nga një familje artistësh është Nexhildo Sula i cili luan në klarinetë prej 25 vitesh.
Ai është nipi i mësuesit të parë të shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës, Adem Sula, njëherësh dhe dirigjent i bandës së qytetit për 25 vite.
Sula na tregon se tashmë pasionin e tij e ka kthyer edhe në një profesion të mirëfilltë. Ai punon si përgjegjës i muzikës në qendrën e artit dhe kulturës, është pjesë edhe e Ansamblit “Skënderbeu”
Nexhildo ka një mesazh për brezin e ri.
“Muzikën popullore mendoj që çdo i ri duhet të ketë “detyrimin” ta trashëgojë e ta përcjellë në breza.
Nexhildo Sula së fundmi interpretoi edhe në koncertin premierë të Orkestrës së Harqeve
Gazetare: Geralda Sali
/rtsh.al/