RTSH 24 Live

Sociale

Rehabilitimi i sistemit të kullimit në Anën e Malit, Muça: Pastrimi i kanaleve parandalon përmbytjet

5 orë para

Rehabilitimi i sistemit të kullimit në Anën e Malit, Muça: Pastrimi i kanaleve parandalon përmbytjet

Njësia administrative e Anës së Malit në bashkinë Shkodër është një ndër zonat më problematike sa i takon përmbytjeve.

Prej disa muajsh, Ndërmarrja e Shërbimeve publike në bashkëpunimi me Bordin e Kullimit dhe Ministrinë e Bujqësisë po ndërhynë në rrjetin e kanalizimeve bujqësorë në këtë zonë për përmirësimin e sistemit të kullimit të tokave ku janë pastruar rreth 20 mijë m linear kanale.

“Pjesa e kullimit janë për të evituar reshjet e shiut. Në këto kushte, kanalet evitojnë shpejt dhe kjo i jep mundësinë të mos ketë përmbytje”, tha  Përgjegjësi i Shërbimeve Bujqësore, Shkodër, Muhamet Muça.

Gjatë ndërhyrjeve është vërejtur edhe një bashkëpunim me banorët dhe fermerët e zonës për pastrimin  e kanaleve.

Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore në stinën e reshjeve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës.

Gazetar: L. Kadija 

 

/rtsh.al/