Nata e 4-ët e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “KoKo Fest” ka ardhur me një shfaqje përshëndetëse. Ka qenë Teatri Kombëtar i Greqisë së Veriut i cili ka sjellë një muzikal të titulluar “Marika më thonë, Marika më quajnë”.
Marika Papagika këngëtarja greke e cilësuar si zëri më i madh grek në Amerikë dhe Marika Ninou, këngëtarja greke e muzikës “rebetiko”, edhe pse nuk janë takuar kurrë në jetën reale, ato takohen në mënyrë teatrale duke sjellë në skenë disa pjesë të historisë së këngës greke të gjysmës së parë të shek XX.
Këto tregime grash të këngës popullore greke erdhën me regji të Asterios Peltekis dhe si një produksion i përbashkët i Teatrit Shtetëror të Greqisë së Veriut dhe Teatrin Rajonal Bashkiak të Serrës.
/rtsh.al/