RTSH 24 Live

Kulturë

“Lana-Tirana para dhe pas” - Ekspozita me fotot e Roland Tashos, një guidë në kohë

26/03/2024

“Lana-Tirana para dhe pas” - Ekspozita me fotot e Roland Tashos, një guidë në kohë

“Lana, Tirana, Para-Pas Albania”  është ekspozita më re e fotografit të njohur Roland Tasho. Kjo ekspozitë  sjell një përzgjedhje të punëve të artistit, që siç e tregon edhe titulli që Tasho ka përzgjedhur për ekspozitën e tij, i rrëfen publikut përmes fotografisë, transformimin e Shqipërisë në vitet e tranzicionit. Roland Tasho e ka përshkruar jetën e tij si një foto e bukur e shkrepur ndër vite, për ngjyrat e së cilës është punuar gjatë për t’i ndërtuar. Lana, Piramida, Pazari i Ri transformimi i tyre në kohë me foto para dhe pas periudhës së tranzicionit, janë në fokus të ekspozitës.

U zgjodhën dhe 3 pikat kryesore të Tiranës, siç është Lumi i Lanës, Pazari i Ri dhe Piramida. Të treja këto destinacione janë në kohë si kanë qenë dhe si janë. Nuk duhet harruar që Lana pësoi një transformim rrënjësor dhe jo për mirë”, tha autori Roland Tasho.

Ekspozita “Lana Tirana Para-Pas Albania” vjen në vijim të aktivitetit të fotografit, i cili thotë se janë ekspozuar edhe një përzgjedhje fotografish nga revista “Ylli” ku ai ka punuar dikur. Kjo ekspozitë është një guidë në vite në Tiranë  , për të kujtuar disa pamje të Tiranës që sot nuk i shohim më. Në këtë ekspozitë janë  ekspozuar edhe pajisjet që i duhen dhomës së errët të stampit të fotografisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 7 prill.

Gazetare: Xh. Kondi

/RTSH/