RTSH 24 Live

Ekonomi

Kultivuesit e lajthisë në Gjirokastër mes sfidave

01/10/2024

 Kultivuesit e lajthisë në Gjirokastër mes sfidave

Në Gjirokastër janë të shumtë fermerët që i janë drejtuar mbjelljeve të arorëve. Në këtë sezon fermerët që kultivojnë sipërfaqet e mbjella me lajthi po përballen me veshtirësi.

Mihal Nasi, një prej kultivuesve shprehet se prodhimi ishte i mbarë lajthia, por u dëmtua nga temperaturat tejet të larta të stinës së verës.  

Aktualisht feremrët janë në përfundim të procesit të vjeljes ndërsa po punojnë për pastrimin dhe bërjen gati për tregëtim të prodhimit. Kultivuesit e lajthisë shprehen se përballen me vështirësi përsa i përket sigurimit të fuqisë punëtore.

Fermerët kërkojnë mbështetjen nga shteti për ngritjen e pikave për grumbullimin e lajthisë në mënyrë që çmimi i tregëtimit të saj të jetë i përshtatashmë për të përballuar  kostot e kultivimti të sipërfaqeve bujqësore me lajthi.

Përgjatë viteve të fundit ka ardhur në rritje interesimi i fërmerëve për kultivimin e arorëve dhe lajthisë në zonën e Gjirokastrës por mbështetja nga shteti do të mundësontë ndihmesën për agropërpunuesit dhe nxitjen e prodhimit bujqësor vendas.

Gazetare Hersileda Dyrmishi

/ rtsh.al /