RTSH 24 Live

Sociale

Korçë- Shtohen rastet me Hepatit C, shkak shkëmbimi i shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike

09/12/2023

 Korçë- Shtohen rastet me Hepatit C, shkak shkëmbimi i shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike

Në qytetin e Korçës janë 100 persona që marrin çdo ditë metadon pranë qendrës ditore të rehabilitimit të atyre që kërkojnë të shkëputen nga përdorimi i drogave të forta.

Sipas infermieres së kësaj qendre Marinela Fustanja, 10% e tyre janë të diagnostikuar me Hepatit C.

Sipas saj situata është shqetësuese pasi rastet kanë ardhur në rritje.

Personat që kanë qenë përdorues të heroinës janë të predispozuar për të patur hepatitet dhe konkretisht 10 përqind e tyre kanë dalë me hepatit C”.

Sipas infermieres, shkaku i përhapjes së sëmundjes është shkëmbimi i shiringave gjatë marrjes së lëndëve narkotike." Shkëmbimi i shiringa ve me njeri tjetrin shkak i përhapjes së Hepatit C".

Fustanja shton se përveç rritjes së numrit të përdoruesve të drogave të forta, vihet re dhe një ulje e moshës së përdoruesve. 

Hepatiti C transmetohet vetëm përmes gjakut. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë komplikime serioze, madje edhe kërcënuese për jetën. Testimi dhe trajtimi i menjëhershëm ndihmon në zvogëlimin e shanseve për shfaqjen e simptomave të rënda.

/rtsh/