RTSH 24 Live

Kulturë

"Kam qarë njësoj si kur humba mamin!" Kastro Zizo: Në Eurovizion do isha Top 3

20/05/2023

"Kam qarë njësoj si kur humba mamin!" Kastro Zizo: Në Eurovizion do isha Top 3

Kastro Zizo është gati për albumin e tij të ri. I ftuar në 'Më prit në fundjavë' me Ermal Peçi, këngëtari zbuloi detaje ekskluzive nga projekti i tij më i fundit artistik. Kastro u shpreh i lumtur për bashkëpunëtorët e tij teksa shtoi se ndryshe nga mania e klikimeve, atë do ta lumturonte nëse publiku do ti pëlqente këngët e albumit.

Ende pa u zbehur jehona e Eurovizionit, Kastro i tregoi Ermalit se besonte e beson se kënga e tij me grupin 2 Farm 'Atomike' do mbërrinte në top 3 në garen europiane. I pyetur nëse këtë e thotë me përfshirje emocionale, Kastro u shpreh se di ta mbaj jashtë ngarkesën personale por vlerëson vlerën e lartë artistike e unike që kënga kishte.

Intervista me të na solli edhe dimensionin e tij njerëzor. Zbuluam lidhjen e fortë me fëmijët që padyshim i kanë ndryshuar jetën. Djali i madh është larguar nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën e tij futbollistike. Largimi prej tij mesa duket ka qenë shumë emocional:
'Kam qarë shumë, me dënesë. Shumë. Ndoshta pas humbjes së mamit, kam qarë njësoj edhe për largimin e tij' - përfundoi Kastro.

/rtsh.al/