RTSH 24 Live

Botë

"Kam ardhur për të larë hesapet"- Sulm me armë në Greqi, 75-vjeçari vret 3 persona

12/02/2024

"Kam ardhur për të larë hesapet"- Sulm me armë në Greqi, 75-vjeçari vret 3 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 75-vjeçar ka hapur zjarr brenda një kompanie të transportit detar në Glyfada, duke u marrë jetën tre personave e më pas është vetëvrarë.

Sipas mediave greke, raportohet se 75 vjeçari El Burai, dhe i cili njihej në kompaninë ku hapi sulmin si Ari, dyshohet se ka ndërmarrë aktin fatal për shkak se e kishin shkarkuar.

"Kam ardhur për të larë hesapet", thuhet se ka deklaruar sulmuesi para se të hapte zjarr, duke i marrë jetën pronares së anijes së European Navigation M.K., A.B., dhëndri i saj dhe CEO i kompanisë , si dhe kapitenit H.K.. Mes tyre u liruan dy femra, të cilat autori i kishte mbyllur në një banjë.

Autori dyshohet se ka punuar në të kaluarën si kujdestar në pronën e familjes së pronarëve në kompleksin ishullor të Petalias. Sipas informacioneve, autori dyshohet se kujdesej për një të moshuar nga një familje pronarësh anijesh.

Një punonjës i kompanisë së transportit detar ka qenë prezent në kompani kur autori ka nisur të hapë zjarr.

“Isha në katin e parë. Me sa kuptoj unë, çfarëdo që ka ndodhur ka ndodhur në katet e sipërme. Nuk kam foto. Dëgjova të shtënat. Dëgjova dy të parat. Shkova te shkallët për të parë se çfarë po ndodhte. Pashë dy fëmijë duke zbritur, më thonë “është Aris me armë dhe qëllon” . Sigurisht që kam vrapuar jashtë, në drejtim të kopshtit dhe kam dalë nga dera e pasme e garazhit”, thotë ai ndërsa, sipas tij, autori ka qenë një ish-punonjës i kompanisë. “E di që është në pension, nuk e di nëse është shkarkuar”, ka thënë ai.

/rtsh.al/