RTSH 24 Live

Televizion

''Kafe me RTSH'', qytetarët do të vendosin për formën e sezonit të ri në ekranin publik

17/07/2024

''Kafe me RTSH'', qytetarët do të vendosin për formën e sezonit të ri në ekranin publik

RTSH vendosi në dispozicion të publikut një shportë të plotë produktesh televizive të cilësisë së lartë duke nisur që nga emisioni i mëngjesit e për të vijuar me emisionet e përditshme, “Jetë Shqiptare”, “Pasditja Ime”, emisioni “3D” gjithashtu edhe në netët e nxehta të Europianit.

Kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, pasi gjatë 9 muajve të fundit, në të gjitha kanalet e RTSH janë transmetuar rreth 40 prodhime që të gjitha ekskluzive të ekranit publik.

Gjithsesi, misioni jonë nuk përfundon këtu pasi ky ishte vetëm një hap i parë. “Kafe me shqiptarët” është projekti më i fundit që u servir shqiptarëve telekomandën për t’i caktuar ata preferencat e tyre rreth programeve që dëshirojnë të shikojnë në ekran.

Ky është projekti më i fundit dhe më i ri i RTSH-së. Ekipi drejtues ka menduar të rrisë cilësinë e programeve nga sezoni i ardhshëm, pavarësisht pasurimit të programacionit që u vu re gjatë këtij sezoni që mbyllëm. Projekti më i ri, më novativ që nuk është bërë më parë me shqiptarët është “ Kafe me RTSH”, që do të thotë se do të shkojmë në fshat, në qytet dhe do të flasim me të gjitha shtresat e shoqërisë dhe do t’i pyesim ata për atë që mungon në ekranet e tyre. Konkretisht çfarë do të donin të shikonin në sezonin e ardhshëm në Radio Televizionin Shqiptar. Duke marrë shkas nga sugjerimet dhe propozimet e qytetarëve, ato ide do të vihen në zbatim dhe do jetë të pasqyruara në sezonin e ardhshëm duke filluar nga muaji shtator”, tha kryeredaktor i RTSH 1, Olsian Laska. 

Sezoni i ri po troket por RTSH nuk ka në kontratën me shqiptarët pushimet verore e për këtë arsye, ne jemi këtu për të vijuar pa ndalesa projektin për pasurimin e ofertës që ekrani publik po bën për njerëzit.

Pak pak ditësh starton Olimpiada “Paris 2024”, një eveniment që do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH ndërsa një pjesë e madhe e fytyrës që do të marrë ekrani publik, duke nisur që prej shtatorit, sigurisht që do të ketë formën e fytyrës dhe dëshirave të shqiptarëve.

/rtsh.al/