RTSH 24 Live

Kuriozitete

“Gruaja fshatare” e Van Gogh - Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

25/11/2024

“Gruaja fshatare” e Van Gogh - Muzeu Noordbrabants pagoi 8.6 milionë euro për ta bërë të vetën

‘’Koka e një gruaje’’,(Gordina de groot), është piktura e impresionistit   Vincent van Gogh, që mbeti e fshehur për 120 vite, një vepër kjo që ishte blerë nga koleksionisti i artit londinez Danilel Katz por që tashmë do ti përkasë muzeut të Vendeve të Ulëta, Noordbrabants.

Muzeu e bleu veprën e impresionistit për 8.6 milion euro, dhe portreti i fshatares nuk është veçse “Gordina de groot”, të vetmit personazh që Van Gogh përmend në letrat që i drejtohet të vëllait Teo. 

“Gordina de groot”, është përfshirë edhe në një prej veprave të Van Gogh, pikërisht në pikturën “Ngrënësit e patates” realizuar në vitin 1885 dhe tashmë në muzeun e Amsterdamit që mban emrin e impresionistit holandez.

"Koka e një gruaje" është një nga 40 pikturat që Van Gogh la pas ku u nis për në Antuerp në vjeshtën e vitit 1885. Pas një odiseje të gjatë, blerje e shitje në ankande, portreti u shit në ankandin e shkurtit 2023, për tu zënë vend në muzeun e artit holandez, Noordbrabants.

/RTSH/