RTSH 24 Live

Sociale

"E diela e Dafinave", besimtarët ortodoksë kremtojnë hyrjen e Jezu Krishtit në Jerusalem

28/04/2024

"E diela e Dafinave", besimtarët ortodoksë kremtojnë hyrjen e Jezu Krishtit në Jerusalem

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës është kremtuar këtë të diel dita e futjes së Jezusit në Jeruzalem dhe kjo njihet si Dita e Dafinave.

Emri i tillë është përkthimi i palmave, i cili vjen nga pritja që besimtarët i bënë Zotit të tyre. Mesha e shenjtë e kësaj të diele është mbajtur nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Imzot Joani.

Pas liturgjisë hyjnore besimtarët kanë marrë me vete dafina, për më shumë shëndet në familjet e tyre.

“Sot është “Dita e Dafinës”, marrim lule për të sjell mbarësi dhe presim Pashkën të gëzuar”, tha një qytetare.

Përpara festimit të Pashkës, besimtarët ortodoksë do të festojnë të Enjten e Madhe, që është Darka e Fundit e Krishtit, të Premten e Zezë dhe Ngjalljen në të gdhirë të së dielës së ardhshme.

/RTSH/