RTSH 24 Live

Politikë

“Serbët dhe grekët bashkë kundër Shqipërisë”, MEPJ thërret ambasadorin serb pas deklaratave të Vulin

15/05/2024

“Serbët dhe grekët bashkë kundër Shqipërisë”, MEPJ thërret ambasadorin serb pas deklaratave të Vulin

Ministria e Jashtme ka thërritur ambasadorin serb Slobodal Vukçeviç, për t’i kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e bëra nga zv.kryeministri serb Aleksandër Vulin mbi takimin e kryeministrit Edi Rama me diasporën shqiptare në Athinë.

MEPj e konsideron deklaratën e Vulin provokuese dhe në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit.

Me anë të një njoftimi, MEPJ bën me dije se pret reflektim të menjëhershëm nga ana e Serbisë, që deklarata të tilla të mos ndikojnë në marrëdhënies Tiranë-Beograd.

MEPJ thërret Ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin.

Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukčević është thirrur dje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku iu kërkuan sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Pak pas takimit të 12 majit kryeministrit Rama me diasporën shqiptsare në Athinë, Vulin deklaroi se vetëm Serbia dhe Greqia duhet të bëhen bashkë për të ndalur Shqipërinë e Madhe. 

Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si dukej pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi të përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një kontribut i pamatshëm i qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakojanis në krijimin e Shqipërisë së Madhe. Shqipëria e madhe mund të ndalet vetëm nga serbët dhe bota serbe, por edhe nga grekët, grekët tanë të dashur, mendoni për këtë”, tha ai.