Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ka reaguar për hapjen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Union.
Ambasadori, Silvio Gonzato uroi shqiptarët për hapjen e negociatave për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Gonzato shprehet se çelja e negociatave për grupkapitullin themelorë, tregon se “e ardhmja e Shqipërisë është në BE”.
“Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara! Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë. E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale. I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE,” tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.
/rtsh.al/