RTSH 24 Live

Aktualitet

"Disa ministra kanë dhënë dorëheqjen pas kontakteve me McGonigal", Berisha: Disponoj dokumente autentike

30/01/2023

"Disa ministra kanë dhënë dorëheqjen pas kontakteve me McGonigal", Berisha: Disponoj dokumente autentike

Ministra të kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqjen për shkak të konktakteve që kanë patur me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së,  McGonigal. Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga Rithemelimit, Sali Berisha, i cili siguroi se disponon dokumenta teksa paralajmëroi tërmet dhe cunam popullor.

Edi Rama largohu, jep dorëheqje menjëherë bashkë me kabinetin tënd të kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal. Por nëqoftëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Gjykata, siç e dini rrëzoi me një vendim të drejtë, tenderin që iu dha kompanive ruse për shpim nafte në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti dhe unë do t’i them Edi Ramës që ky do jetë një cunam popullor, s’të mbron më askush.

Disponoj dokumenta autentike për atë që thashë, por do i bëj publike në momentin e duhur. Disponoj dokumenta të padiskutueshme”, tha Berisha teksa zbardhi dhe takimin që ka zhvilluar pak më parë me kreun e Partisë së Lirisë në selinë blu. Berisha u shpreh se protesta dhe gjendja kritike e vendit, ishin kryefjalë e bisedës.

“Sigurisht që diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate tepër kritike. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mabjmë. Parlamenti Linda Rama ka humbur ccdo legjitimitet me aktet që bën", tha Berisha.

/rtsh.al/