RTSH 24 Live

Politikë

Debati/ Gjokutaj: SPAK dhe media janë të kapur. Basha: Unë jam në media, s'jam e kapur

18/04/2024

 Debati/ Gjokutaj: SPAK dhe media janë të kapur. Basha: Unë jam në media, s'jam e kapur

Avokati Genc Gjokuta ka replikuar me gazetaren Anila Basha për akuzat që Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka bërë ndaj SPAK dhe z. Dumani.

Anila Basha: Po ta shohësh sjelljen në media të eksponentëve të PL-së po përpiqen të ngrenë emrin e partisë së tyre që pas shuarjes së LSI-së , sigla e PL-së nuk është se ka një hapësire mediatike. Sot po ta shohësh, në të njëjtin orar, flitet vetëm për këtë çështje duke u brumosur opinioni publik.

Gjokutaj: E para e punës z. Dumani është i pa kërcënueshëm por është një institucion i kapur politikisht, me kalendar politik. Rama nuk bënë garë me opozitën por ai vetëm kap, kap media, kap institucionet.

Basha: Si është kapur media kur në “prime time” në çdo emison dhe portal është opozita. Në cilën media nuk ke parë aksionet anti-korrupsion që ka ndërmarr SPAK apo denoncimet e opozitë.

 

/rtsh.al/