RTSH 24 Live

Politikë

Scantron- Noka: Krim shtetëror! Rakipi nuk hetohet pasi është mentori i Dumanit dhe Çelës

02/05/2024

Scantron- Noka: Krim shtetëror! Rakipi nuk hetohet pasi është mentori i Dumanit dhe Çelës

Pajisja Scantron ka qenë kryefjalë e deklaratave të deputetit demokrat Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Teksa ka kërkuar “dritë” mbi arsyet përse dështoi pajisja Scantron, Noka u shpreh se arsyeja përse kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Kryeprokurori Olsian Çela nuk e hetojnë drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipin, qëndron në faktin se ky i fundit është mentori i tyre.

Noka e konsideron problemin në pajisjen Scantron, si krim shtetëror. Ai argumentoi se “Rilindja” nuk dëshiron të nxjerrë brez të ri gjyqtarësh, pasi kërkojnë që patronazhistët të gëlojnë në sistemin e drejtësisë.

“Testi Scantron rezulton sipas Rakipit paskësh korrigjuar 96 pyetje. Kush e solli pajisjen, sa para u paguan? Pse nuk u testua para?

U shpallën 789 fitues, por më pas shtohet lista me 42 fitues të tjerë. Ditën e tretë duhej shtuar sërish edhe me 10 të tjerë. Çfarë ndodh? Për të fshehur krimin shtetëror, nuk u renditën mbi bazë pikësh, por mbi bazë rendi alfabetik që të mos dalloheshin. Plasja e këtij skandali tregon se nuk synoni të nxirrni brez të ri gjyqtarësh, avokatësh, prokurorësh por që patronazhistët të gëlojnë sistemin e drejtësisë dhe ju të vidhni se askush s’do ju dënojë se do jenë ushtarët tuaj.

Kjo edhe për SHBA është një kambanë alarmi pas rrëzimit që I bëtë Gjykatës Kushtetuese. Reformën në drejtësi, po e ktheni në reformë të Rilindjes.

Arben Rakipi tha se nuk e shqetësonte pajisja, por ai duhet të dijë shumë mirë se duhej hetuar nga SPAK, testi u krye pas qenë OSBE aty. Ky është krim shtetëror dhe ndodh se as Dumani, as Çela s’kanë këllqe të hetojnë. Rakipi është mentori i Dumanit dhe Olsi Çelës dhe s’mund të hetojnë mentorin”, tha Noka.

/rtsh.al/