Analisti, Arjan Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit, në RTSH 1 se, në Shqipëri ka emisione që duke u mbuluar si investime kulturore paguhen për të bërë propagandë dhe për këtë paguhen të paktën 300 mijë euro që emisioni mos të mbyllet.
“Ne duhet të flasim konkretisht dhe kam këtë shqetësim që duhet të themi disa gjera që institucionet duhet të lëvizin kur ne i themi në publik. Dua të flas me emra konkret që se çfarë bëhet në emisione “prime time” që transmetohet në orën 21:00 në një kanal të rëndësishëm televiziv të Shqipërisë. Ky emision bënë propagandë të hapur të një vendi fqinj me ne. Një emision për të cilin ne e dimë që investohen nga të ashtu quajtura institucione kulturore shqiptaro-‘gjitonike’, ku investohet deri në 300 mijë euro që ky emision të mbahet hapur” deklaroi ai.
Ndaj shtoi ai, “duhe t’u hapim sytë njerëzve duke i thënë që lufta ndaj disinformimit nuk bëhet vetëm me ligj apo të ndiekësh këta kush i financon se leku nderon duart. Ne i dimë që ka disa nga kolegët tanë që i vijnë para nga jashtë me valixhe apo me thasë”.
/rtsh.al/