Gjykata e Posaçme do të japë më 5 mars vendimin ndaj Fredi Belerit që mbahet i arrestuar për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Në seancën e kësaj të mërkure, avokati i Belerit lexoi një material prej 54 faqesh të përgatitur me argumentet mbrojtëse që cilëson të pabazuar në prova hetimet e kryera ndaj klientit të tij. Mbrojtja e Belerit u përqendrua në katër shtylla, që nga pavlefshmëri e provave, integritteti i dëshmitarit të policisë e deri te njëanshmëria që gjykata ka mbajtur në këtë proces.
Në seancë kërkoi të marrë fjalën edhe vetë Beleri, por gjykata caktoi që fjala e kryebashkiakut të zgjedhur të mbahet në seancë e 5 marsit.
Për herë të parë në gjykim ka qenë i pranishëm edhe i pandehuri tjetër Pandeli Kokaveshi. Mungesa e tij ka qenë për shkak të shëndetit jo të mirë, ç'ka i pandehur ia theksoi gjykatës, fillimisht kur kërkoi të dilte për pak minuta nga salla për të pushuar, ashtu edhe kur i tha gjykatës së më shumë se vetë drejtësia atë e ka dënuar zoti, duke ju referuar gjendjes jo të mirë shëndetësor.
Në pretencën e prokurorëve të SPAK, kërkohet që Fredi Beleri të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg për blerjen e 8 votave në fushatën elektorale të 14 majit, kur rezultati i votimeve të 14 majit ishte me 19 vota diferencë. Ndërsa 4 vite shërbim prove kërkohet të jetë dënimi për të pandehurin tejtër Pandeli Kokaveshi.
/ rtsh.al