RTSH 24 Live

Politikë

Begaj në Prishtinë, takon Presidenten e Sllovenisë: Thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

15/04/2024

 Begaj në Prishtinë, takon Presidenten e Sllovenisë: Thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Prishtinë, në kuadër të forumit ndërkombëtar për "Gratë, Paqen dhe Sigurinë", u takua me homologen Sllovene, Natasha Pirc Musar.

Presidentët e dy shteteve riafirmuan nevojën për thellimin e bashkëpunimit, bazuar në interesat reciproke, partneritetin në NATO dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Sllovenisë në procesin e anëtarësimt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi homologen e tij për aktivizimin e Sllovenisë në rajon me nismat që kanë prodhuar progres konkret, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm si; Samiti “Brdo-Brijun”, Samiti “Bled-it” apo Procesi i Berlinit.

Zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik ishte një tjetër temë që dy presidentët zhvilluan duke theksuar që të dy vendet kanë mundësi që mund edhe duhet të shfrytëzohen.

/rtsh.al/