RTSH 24 Live

Kulturë

Autori gjirokastrit Çano Nora nxjerr në dritë librin e katërt me fabula

07/05/2021

 Autori gjirokastrit Çano Nora nxjerr  në dritë librin e katërt me fabula

Autori gjirokastrit Çano Nora sjell te lexuesi librin e tetë, “Fabula të zgjedhura, epigrame dhe epitafe”. Rreth 100 të tilla gjenden në faqet e botimit të tij të fundit, ku flitet në gjuhën e kafshëve dhe sendeve duke ironizuar fenomenet negative të shoqërisë sonë. Ndërthurur me humorin dhe ironinë e origjinës së autorit, Fushëbardhës, ato bëhen më të dashura për lexuesin. 

“Në të përmblidhen rreth 100 fabula epigrame, epitafe, krijime të muajve të fundit dhe pjesët më të mira të librave të tjerë. Janë trajtuar tema të shoqërisë së sotme shqiptare. Janë përmbledhur të gjithë elementët figurativë, alegoria, hiperbola, të ndërthurura me humorin dhe ironinë e trevës së origjinës nga Fushëbardha. Në këtë libër flasin personazhet. Flitet në gjuhën e kafshëve, sendeve. Nëpërmjet gjuhës së tyre ironizohen fenomenet negative që hasim në jetën e përditshme. Ndihem mirë që krijimet e mia të gjinisë së fabulistikës pëlqehen nga lexuesit, pasi poetë e fabulistë ka pak, ndërsa lexues shumë. Vij në këtë gjini me 4 libra. Me fabulat punoj përditë. Jetoj mes fabulës dhe luftoj ato fenomene negative që hasim, që nga vetja ime dhe te të tjerët. Fabulat janë të shkurtra, poetike dhe kjo është e rëndësishme se e tërheqin lexuesin.” – thotë Çano Nora.

Në krijimtarinë letrare të Çano Norës numërohen 8 libra. Fillimisht ai ka lëvruar poezinë duke i dhuruar lexuesit titujt: “A mjafton Loti”, “Fjalë të përlotura”, Në lëndinat e dashurisë” dhe “Në sheshpushimin e fjalëvë. Prej 2018  Nora ka shkruar në gjininë e vështirë të fabulës, ku në tre vite  ka sjellë 4 botime: “Të gjithë shesin mend”, “Zonja dhelpër bën kërkesë”, “Një ftesë mangët” dhe ”Fabula të zgjedhura. Epigrame dhe epitafe.”