RTSH 24 Live

Teknologji

“Automjetet manuale bien nga froni”, Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësisë

13/11/2023

“Automjetet manuale bien nga froni”, Evropa po heq dorë nga ndërruesi manual i shpejtësisë

Dhjetë vite më parë ndërruesit manual të shpejtësisë ishin një standard absolut edhe në shumicën e veturave të shtrenjta në Bashkim Evropian.

Megjithatë, sot për shkak të ndryshimeve të prioriteteve të blerësve, ata po humbin rëndësinë në krahasim me ndërruesit automatik.

Kjo edhe për shkak se në treg kanë filluar të shtohen ndjeshëm makinat elektrike, të cilat nuk janë menduar të kenë një ndërrues shpejtësie manual.

Një tjetër arsye që ka ndikuar në kërkesat për më shumë makina me kambio manual është edhe trafiku  i rënduar.

Në vitin 2010, në Europë automjetet e reja me ndërruesit automatik përbënin vetëm dhjetë për qind të tregut total, ndërkohë që në gjysmën e parë të këtij viti, kambiot automatike përbënin pothuajse 70 për qind të shitjeve.

Ky ndryshim ka ndodhur kryesisht nga 2019 deri më 2020, kur ndërruesit automatik u rritën gati me 40% . Në Kinë ndërruesit manual përbëjnë vetëm katër për qind të tregut, në Japoni janë vetëm dy, kurse në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) një për qind.

Gazetar A. Mata

/RTSH/