RTSH 24 Live

Kronika e zeze

“Arrest në burg” për prokurorin Edmond Kariqi, mori 2 mijë euro ryshfet

03/07/2021

“Arrest në burg” për prokurorin Edmond Kariqi, mori 2 mijë euro ryshfet

Prokurori i Kukësit Edmond  Kariqi është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjykata e Posaçme e ka marrë vendimin kundër prokurorit i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” të kryer në bashkëpunim.

Sipas akuzës, Kariqi dyshohet se ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim.

Prokurori ka rënë në përgjime ku ka marrë 2 mijë Euro ryshfet për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të arrestuar. Hetimi është kryer me metoda speciale, si përgjime dhe vëzhgime në terren.