RTSH 24 Live

Art

''Aromë gruaje'' për 7- 8 Marsin, koncert me hite shqiptare dhe botërore

08/03/2023

''Aromë gruaje'' për 7- 8 Marsin, koncert me hite shqiptare dhe botërore

Titulli i filmit  “Arome Gruaje” është bërë kaq i përhapur dhe kësisoj kjo gjetje artistike ka frymëzuar edhe titullin e koncertit të orkestrës Sinfoart, mbështetur nga Bashkia e Tiranës, kushtuar mësuesve dhe nënave për 7-8 Marsin, dhënë në sallën Tonin Harapi të Liceut Artistik.

Tangoja e filmit edhe është kënduar nga sopranoja shqiptare me karrierë ndërkombëtare, Nina Muho. Ajo këndoi edhe këngën, “Kur këndoj për nënën time” të Avni Mulës, bashkë me korin e nxënësve të Shkollës së Kuqe, përgatitur nga mësuesja Aurora Nikaj.

Koncerti i paraqitur nga Migena Kraja e ku orkestra pati si dirigjent Oleg Arapin pati edhe disa nga këngët hite që shqiptarët i kanë kënduar mësuesve dhe nënave.  

Por edhe këngë nga më të bukurat në botë për dashurinë. Disa prej të cilave Tombe la neige, Che vita meravigliosa - Bella- Cocciante - Vala dhe Shkëmbi nga Agim Krajka: - Nights in White Satin -Marios Frangoulis  - Valsi lumturisë  - Moj e bukura Arbëri

I ftuar edhe këngëtari Neptun Gjata, që është aktivizuar që në moshë fare të vogël në festivalet që organizoheshin në Vlorë e që kohët e fundit ka marrë pjesë në festivalin “Bim Rumore Festival” kushtuar Raffaella Cara dhe se fundi është duke regjistruar një disk me këngë në bashkëpunim me studion e Andrea Boçellit në drejtimin e Maurizio Martellinit.

Për herë të parë për këtë orkestër edhe një djalë, violinist, 10-vjecar, Dariel Bulcari nxënës i shkollës Servete Maci, që interpreton në skenë koncertin për violin, koha e trete te Pjetër Gacit bashkë edhe me babanë e tij, violinistin e TKOBAP Gezim Bulcari.

/Rtsh/