Ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko është paraqitur këtë të hënë (4 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me dosjen e “21 Janarit”.
Çuko është pyetur si person në dijeni, ndërsa në një deklaratë për media, pas lënies së ambienteve të SPAK, ai u shpreh se 4 viktimat e 21 Janarit nuk mund të lihen në harresë.
“Jam thirrur në cilësinë e personit që ka patur dijeni. janë vrarë 4 veta, ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, u shpreh Çuko.
/rtsh.al/