RTSH 24 Live

Kuriozitete

"10 Urdhëresat e Moisiut", ‘ligjet’ e të gjitha epokave nga sot premierë në Netflix

27/03/2024

"10 Urdhëresat e Moisiut", ‘ligjet’ e të gjitha epokave nga sot premierë në Netflix

Një nga dokumentarët dramatikë të shfaqur në “Netflix” i titulluar “Testamenti: Historia e Moisiut”, një prodhim turk ku flasin ekspertët e fesë që diskutojnë historinë biblike që shfaqet sot premierë në "Netflix"

Dokumentari filmik zgjat më shumë se katër orë të tre pjesët gjithsej. Megjithatë, nëse keni vendosur të investoni këtë kohë para ekranit mos pranoni tjetër version veçanërisht atë të vitit 1956 të Cecil B. DeMille të “Dhjetë Urdhëresat”.

Neflix sjell përpjekjet e DeMille në kohë të ndryshme në evolucionin e industrisë së filmit, kur televizioni ishte ende relativisht i ri  si media dhe efektet speciale nuk kishin arritur lartësitë e tyre digjitale të ditëve të sotme.

Ka shumë arsye për të shijuar filmin shumica prej tyre kanë të bëjnë me aktorët dhe efektet, disa prej tyre të frikshme, disa thjesht spektakolare.

Ashtu si Moisiu, Charlton Heston sjell një ndjenjë bindjeje në këtë rol epik që e ankoroi filmin në një mënyrë të atillë që pak aktorë mundën ta bënin.

Megjithatë, në krye të qëndron Yul Brynner si rivali dhe armiku përfundimtar i Moisiut,  Ramesesi, në anën tjetër të spektrit është Anne Baxter si Nefretiri, dashuria e parë e Moisiut dhe gruaja e Ramesesit kur ai ngjitet në fron.

Kasti i aktorëve i roleve dytësore është po aq i veçantë, duke përfshirë Edward G. Robinson që shfaqet sikur është në një film gangsterësh dhe ai dominon skenën në të cilën është si Dathan, tradhtari, Vincent Price si mjeshtri ndërtues i faraonit dhe Sir Cedric Hardwicke si babai i Ramesesit.

ABC e ka transmetuar filmin më shumë se 40 herë që nga viti 1973, duke e bërë atë një element kryesor për Pashkët. Tashmë nga 220 minuta ka shkuar në katër orë e 44 minuta, duke u larguar nga koha kryesore përpara se Moisiu të mund të zbriste nga mali Sinai.

“Dhjetë urdhëresat” ka mbetur një tërheqje e fuqishme, ndoshta sepse është lloji i filmit që mund të shikohet - sigurisht në pjesë nëse jo deri në fund - pa pushim.

Transmetimi i vitit të kaluar arriti mesatarisht më shumë se 3 milionë shikues përballë mbulimit të turneut NCAA, me të cilin do të përballet sërish këtë vit.

DeMille, u bë praktikisht sinonim i prodhimeve të kostumeve luksoze, duke filluar me versionin e heshtur të “Dhjetë Urdhëresat" në vitet 1920 përfshirë "Samson dhe Delilah" në vitet '50.

Sipas këtyre standardeve, "Dhjetë Urdhëresat" veçohet, si për efektet e tij vizuale (ndarja e Detit të Kuq është ende një sekuencë historike) ashtu edhe për cilësitë e telenovelës të mbështjella në trekëndëshin Moisiu-Nefretiri-Rameses.

Duke pasur parasysh se, edhe pse televizioni është bërë hije e asaj që ishte, është mjaft relaksuese për të parë rikthimin e filmit vit pas viti, duke shënuar kalendarin në një mënyrë që vetëm filma specialë dhe filma të Krishtlindjeve mund të rivalizohen, transmeton CNN.

Me kalimin e traditave televizive, ndoshta kjo është arsyeja pse kjo është treguar kaq e qëndrueshme. Ose siç mund të thotë Rameses i Brynner, “Pra, le të shkruhet. Pra, le të bëhet.” "Testamenti; Historia e Moisiut" do të jetë premierë ditën e sotme në Netflix. 

/rtsh.al/