RTSH 24 Live

Politikë

“1 në 3 fituesit të jetë grua”, OSBE: Vlerësojmë përparimin në fushën e barazisë gjinore

26/07/2024

“1 në 3 fituesit të jetë grua”, OSBE: Vlerësojmë përparimin në fushën e barazisë gjinore

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vlerësuar propozimin e deputeteve tw Kuvendit për të ruajtur barazinë gjinore ku në listat e hapura të fituesve një në tre emra të jetë grua.

OSBE thotë se kjo është një përparim i jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.

“Ne mirëpresim përpjekjet aktuale ndërpartiake, të drejtuara nga gratë deputete, dhe shpresojmë që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të garantojnë pozitën udhëheqëse të Shqipërisë në rajon e më gjerë në lidhje me përfaqësimin gjinor në parlament”, thotë OSBE.

Gjatë diskutimeve të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, 26 deputete të Kuvendit kanë propozuar amendament ku në listat e hapura fituesit me votë preferenciale duhet që një në tre mera të fituesve të jetë grua, për të ruajtur përfaqësimin e tyre dhe barazinë gjinore.

/rtsh.al/