RTSH 24 Live

Kosovë

Zogaj: Serbia kërkon të mbajë zjarrin ndezur në Kosovë

09/02/2024

Zogaj: Serbia kërkon të mbajë zjarrin ndezur në Kosovë

Preç Zogaj ndan të njëjtin mendim me analistin Adri Nurellari, teksa tha që ballafaqimi i djeshëm në OKB i shkon përshtat të Serbisë dhe jo të Kosovës.

Në studion e “3D” Zogaj tha se, “fakti që këtë mbledhje e ka thirrur Serbia do të thotë që ajo këtë seancë e kishte përgatitur në favorin e vetë.  Praktikisht si veprim ai shkon në favor të saj sepse ekspozon krizën me Kosovën në një institucion të këtij niveli. 

Sipas tij, në këtë forum Serbia ka shumë aleat dhe e ekspozon në këtë forum ku aty nuk është as BE-ja as dhe NATO.

“Me këtë Serbia synon të ketë dhe prioritetet të tjera në Rajon. Ajo është e interesuar të mbaj tensionin në rajon, ta mbaj pa zgjidhje . Serbia ka në favor çdo provokim që vjen nga Kosova.  Ajo nuk do marrëveshje me Kosovën, ajo e do ta lëri litarin jashtë duke u kthyer në OKB për të zhbërë atë që ka nisur. Ajo shfrytëzon maksimum gjitha tensionet që i vijnë “gratis” nga Kosova” thekson Zokaj.

Gjithashtu Zogaj u shpreh se Kryeministri Albin Kurti ka surprizuar dhe aleatët e tij duke mos i vënë në dijeni për vendimin por ja bëri fakt të kryer bllokimin për dinarin serb.

“Kurti i vuri para faktit të kryer dhe aleatët për vendimin që kishte për dinarin”, u shpreh ai.

/rtsh.al/