Politologu Preç Zogaj, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se kryeministri Edi Rama, e ka pritur më shumë se të tjerë fitoren e Trump.
Sipas tij, Rama është i entuziazmuar nga kjo fitore jo thjeshtë si kryeministër, por sepse i shkon për shtat, pavarësisht se vendi ynë është i vogël, por edhe për arsye praktike sepse kishte hyrë në ngrirje me administratën Biden.
“Ngrirja doli në pah në zgjedhje të kreut të SPAK, ku ambasadorja amerikane, jashtë formatit të saj, ishte e pranishme kur u zgjodh kreu i SPAK. Rama ka thënë se s’mund të lemë vendin të shndërrohet në një republikë prokurorësh. E ka vënë shishen e vet për fitoren e Trump. Ka gjetur mënyra për kontakte me njerëz të Trump. Pati dhe replika me Blinken në Tiranë, lidhur me NATO-n. Me fitoren e Tramp politika shpreson të dalë pak nga qarku i SPAK-ut. Shpresojnë të ndryshojnë qasjen e drejtësisë.”, tha Zogaj.
/rtsh.al/