Zjarri që nisi të në verilindje të Athinës është përhapur drejt malit Penteli, në veri të kryeqytetit grek, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi i brigadës zjarrfikëse bëri me dije mëngjesin e kësaj të hëne se janë evakuuar edhe pacientët e spitalit të fëmijëve dhe spitalit ushtarak në fshatin Penteli.
Të ndihmuara nga erërat e forta dhe temperaturat tejet të larta, flakët kanë shkatërruar, pemë, banesa dhe automjete.
Zona historike e maratonës është mes atyre banorëve e të cilave janë urdhëruar të largohen në zona të sigurta. Në qytezën e Varnavas në afërsi të kryeqytetit ndërkohë janë djegur shtëpi dhe prona.
Forcat zjarrfikëse u angazhuan edhe në evakuimin e qytetarëve të cilët kishin mbetur të bllokuar në rreth 25 automjete në përpjekje për t’u larguar nga zonat e prekura nga zjarri.
Më shumë se 500 forca zjarrfikëse dhe 150 automjete janë angazhuar në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.
Që nga pasditja e së shtunës, në Greqi janë regjistruar 40 vatra zjarri. Ministri i Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar se kushtet esktremë të motit do të vijojnë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ndërkohë ndërpreu të dielën pushimet dhe u kthye në kryeqytet për të menaxhuar situatën e krijuar nga zjarret.
/rtsh.al/