RTSH 24 Live

Botë

Zjarret përfshijnë qytetin turistik kanadez, evakuohen 25 mijë njerëz

25/07/2024

Zjarret përfshijnë qytetin turistik kanadez, evakuohen 25 mijë njerëz

Ndërtesat në qytetin turistik kanadez Jasper janë djegur, ndërsa zjarret detyruan 25.000 njerëz të evakuohen. Zjarri është përhapur nëpër Parkun Kombëtar Jasper, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme brenda qytetit.

Rajoni është goditur nga më shumë se 58.000 vetëtima gjatë javës së fundit, duke shkaktuar zjarre të reja pas një vale të nxehtë tre-javore.

Rreth 1.900 zjarrfikës po luftojnë me flakët dhe po punojnë për të shpëtuar infrastrukturën lokale. Kjo përfshin tubacionin Trans Mountain Pipeline, një tubacion në pronësi të qeverisë kanadeze që kalon përmes Parkut Kombëtar Jasper.

Ka pasur më shumë se 400 zjarre të regjistruara në Kolumbinë Britanike dhe 176 në provincën fqinje të Albertës.

Zjarret u raportuan për herë të parë në Jasper javën e kaluar. Kryetari i bashkisë së qytetit, Richard Ireland, tha se qyteti po përballet me "makthin më të keq".

Kryeministri Justin Trudeau thotë se qeveria e tij ka miratuar një kërkesë për ndihmë federale për Albertën./ BBC

/rtsh.al/