Shtëpia e të moshuarve në Fier është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure (29 tetor). Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 15:30, ndërsa të gjithë të moshuarit janë evakuar.
Disa prej tyre janë dërguar në spital, për shkak se nuk janë ndjerë mirë prej tymit. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në rrjetin e brendshëm të instalimeve elektrike.
Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
/rtsh.al/