RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 50 vjeçari

22/12/2020

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën 50 vjeçari

Një zjarr ka rënë sot në mëngjes në një banesë në kryeqytet ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.