RTSH 24 Live

Aktualitet

Zgjidhen tre anëtarë të KLP-së

15/10/2021

Zgjidhen tre anëtarë të KLP-së

Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi sot 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se, sot u zhvillua sot Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për tre anëtarë.

“Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve. Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme. Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”kandidatin Ludovik Dodaj ka marë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme”, thekson njoftimi.

“Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:  Zeqir Hoda 150 vota, Deniona Katro 48 vota, Elona Alvora 6 vota.5  vota u shpallën të pavlefshme”, thuhet në njoftim.