Rinumërimi i votave nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve për bashkinë e Rrogozhinës nuk ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, duke rikonfirmuar fitoren e kandidatit socialist, Edison Memolla.
Nga rinumërimi, Memolla i PS ka 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Shkëlqim Hoxha ka 5108 vota, pra diferenca është vetëm 21 vota.
Rinumërimi i votave në Rrogozhinë erdhi pas kërkesës së koalicionit "Bashkë Fitojmë", me argumentin se diferenca mes kandidatëve ishte mjaft e ngushtë, vetëm 30 vota, dhe se rinumërimi nevojitej për të hequr çdo mëdyshje në rezultat.
/rtsh.al/