RTSH 24 Live

Aktualitet

Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e shtëpive pas vitit 90’!

6 orë para

Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e shtëpive pas vitit 90’!

Banorët e Himarës tashmë kanë në dorë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat Kadastrale, duke përmbyllur kështu zotimin e bërë në fushatën elektorale nga Vangjel Tavo.

Tashmë si kryetar i bashkisë, Vangjel Tavo, e deklarojë të mbyllur këtë proces sepse sipas tij, çdo aplikim që është bërë ASHK për shtëpitë e vjetra është duke përfunduar legalizimin.

“Fal punës dhe angazhimit personal të kryeministrit Edi Rama, ne kemi zgjidhur problemet që kanë qenë të mbartura prej 34 vitesh”-tha Tavo.

Për  34 vite çështja e legalizimit për banesat në Himara ishte kthyer në gangrenë për gjithë banorët e kësaj bashkie. Dua që në emrin tuaj të falënderoje kryeministrin dhe të shpreh mirënjohjen  sepse pa angazhimin e tij asgjë nuk mund të bëhej. Kanë kaluar shumë kryeministra, shumë qeveri dhe çdo premtim ka qenë elektoral por sot nuk ka më as të majtë dhe as të djathtë në raport me marrjen e certifikatave të pronësisë.

Sakaq, Tavo theksoi se, ky është një proces në vazhdim sepse ka ende njerëz që nuk kanë aplikuar dhe që ndodhen në emigracion dhe kanë mundësinë që në çdo moment ata të aplikojnë dhe të pajisen me tituj pronësie.

Jam krenar të deklaroi që u zgjidh një problem  që ju e keni ndeshura për 34 vite duke u përballur me burokracitë e administratës shtetërore”.  

Në përfundim Tavo tha se pas legalizimit të shtëpive të trashëguara procesi do të vazhdoje më pas me proceset e nisura që janë legalizimi I shtëpive pas vitit 1990 dhe certifikimin e AMTP-ve (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi).

 

/rtsh.al/