RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Zgjedhjet në Xhorxha, gjykatësi amerikan bllokon urdhrin për numërimin e votave me dorë

16/10/2024

Zgjedhjet në Xhorxha, gjykatësi amerikan bllokon urdhrin për numërimin e votave me dorë

Një gjykatës në shtetin amerikan të Xhorxhas ka bllokuar urdhrin që fletët e votimit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të numërohen me dorë.

Gjykatësi Robert McBurney deklaroi se punonjësit e sondazheve nuk kanë marrë trajnimin e duhur për të kryer numërimin e votave, duke shtuar se ndryshimet e minutës së fundit mund të çojnë në "kaos administrativ".

Vendimi për numërimin e votave me dorë u miratua nga shumica pro-Tramp në bordin zgjedhor të Xhorxhas muajin e kaluar dhe vendimi i së martës për bllokimin e urdhrit u mirëprit nga kandidatja demokrate Kamala Harris.

Më shumë se 328,000 njerëz votuan personalisht ose me postë në ditën e parë të votimit në Xhorxha, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm prej 136,000 në 2020.

Rregulli i numërimit me dorë kërkon që tre punonjës të votimit në më shumë se 6,500 zona të shtetit të hapin kutitë e vulosura të votave të skanuara tashmë me makinë për t'i numëruar.

/rtsh.al/