RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Harris inkurajon votimin e hershëm në Detroit

19/10/2024

Harris inkurajon votimin e hershëm në Detroit

Harris sapo ka mbyllur një takim elektoral për të inkurajuar votimin e hershëm në Detroit, Michigan. Votimi i hershëm ka filluar në qytet, megjithëse nuk do të fillojë në pjesën më të madhe të shtetit deri në fundjavën e ardhshme. Prapëseprapë, Harris tashmë po jep mesazhin që votuesit të dilnin dhe të hidhnin votat e tyre, duke i inkurajuar të pranishmit të votonin herët, të flisnin me fqinjët e tyre se si të planifikojnë që të votojnë dhe të dilnin vullnetarë për të regjistruar njerëzit.

“Në ditën e zgjedhjeve, ne nuk duam të pendohemi për atë që mund të kishim bërë”, tha ajo para turmës.

Para se të shfaqej zëvendëspresidentja, ylli i muzikës Lizzo bëri thirrjen e saj në vendlindjen e saj në mbështetje të kandidatit demokrat.

"Ata thonë se votimi nuk është një letër dashurie, është një lëvizje shahu. Epo, më duket se votimi i hershëm nuk është vetëm një lëvizje shahu, është një lëvizje pushteti," tha ajo, duke shtuar se tashmë ka hedhur votën e saj për Harris.

Michigan është një nga shtatë shtetet kyçe të lëvizjes në këtë cikël zgjedhor, ku sondazhet sugjerojnë se Harris dhe Donald Trump janë ‘kokë më kokë”, ndërsa gara është fije të perit.

/rtsh.al/